Në janar të këtij viti, Policia e Kosovës ka bastisur objektin pranë Stacionit Policor Qendra në Prishtinë, nën dyshimin se ofronte shërbime mjekësore kundërligjshëm.
Objekti në fjalë është mbyllur nga Inspektorati Shëndetësor, ndërkaq në cilësinë e të dyshuarve ishin intervistuar dy persona dhe disa të tjerë në cilësinë e dëshmitarëve.
Pas intervistimit të dyshuarve, të njëjtit janë liruar në procedurë të rregullt, derisa është hapur rast penal në drejtim të veprës penale “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore ose farmaceutike”, sipas KPRK-së.
LEXO EDHE:
Lidhur me rastin, hetimet janë ende duke vazhduar.
Kështu thotë në një përgjigje për Arbresh.info, Prokuroria Themelore në Prishtinë.
Prokuroria ka theksuar se në këtë fazë nuk mund të japin informata të tjera për shkak të integritetit të procedurës.
“Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokuroria Themelore e Prishtinës është duke zhvilluar hetime ndaj këtij rasti, andaj në këtë fazë mund t’iu japim informata të tjera për shkak të integritetit të procedurës.”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë.
Për bastisjen e objektit ishte deklaruar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla I cili tha se objekti i takonte një Organizate Joqeveritare duke thënë se aktiviteti i tillë paraqet rrezik për sigurinë e vendit./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Sveçla për objektin e bastisur: Ishte i një OJQ-je, paraqet rrezik për sigurinë e vendit
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...