Arrestimi në Mitrovicë i drejtorit të ashtuaquajturës zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nxiti zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Milan Radojeviq, të parashtrojë një ankesë mbi dyshimet e tij për tejkalim të përdorimit të forcës nga ana e zyrtarëve policor.
Bazuar në këtë ankesë, para rreth një muaji Inspektorati Policor i Kosovës kishte filluar hetimet ndaj policëve që ishin ngritur dyshime të tilla, shkruan lajmi.net.
E këto hetime po vazhdojnë edhe një muaj pas fillimit të tyre.
Në një përgjigje nga Inspektorati Policor i Kosovës për lajmi.net, bëhet e ditur se Departamenti i Hetimeve në kuadër të IPK-së, është në fazën e mbledhjes dhe grumbullimit të informacioneve në lidhjet me dyshimet për shkelje evnetuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës.
“Në lidhje me rastin e arrestimit të z. Marko Gjuriq, IPK respektivisht Departamenti i Hetimeve ka filluar me mbledhjen dhe grumbullimin e informacioneve në lidhje me dyshimet për shkelje eventuale nga ana e zyrtarëve të Policisë së Kosovës”, bëhet e ditur nga IPK-ja.
IPK thekson se në kuadër të misionit dhe fushëveprimit të tij, do të marrë masa dhe veprime hetimore në rastet kur dyshohet se pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë kryer veprime që bien ndesh me ligjin dhe aktet nënligjore të Policisë së Kosovës.
Inspektorati Policor i Kosovës ka paralajmëruar edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi.
“Hetuesit e IPK-së do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore varësisht nga të gjeturat e këtij procesi të grumbullimit të informacioneve dhe në konsultim me prokurorin kompetent”, përfyundoihet në përgjigjen e IPK-së.
Marko Gjuriq u arrestua më 26 mars në Mitrovicën e Veriut, pasi që ilegalisht kishte hyrë në territorin e Kosovës, pavarësisht nga paralajmërimet e autoriteteve kosovare.
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës
Ushtari amerikan ribashkohet me qenin që shpëtoi gjatë shërb...
Emigrantët e paligjshëm/ Teksasi nis fushatën në Meksikë dhe...
Dy të vdekur brenda shtëpisë në Tiranë, zbardhen detajet e n...