Kanë nisur gërmimet për nxjerrjen e eshtrave nga varreza masive e Kizhevakut në Serbi, ku dyshohet të jenë groposur shqiptarë të vrarë gjatë luftës në Kosovë.
Lajmin për arbresh.info e kanë konfirmuar zyrtarë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur.
Ramë Manaj nga ky komision ka bërë të ditur se gërmimet veç se kanë nisur.
Ai, thotë se tash për tash gërmimet do të kryhen vetëm në këtë lokacion ku dyshohet se janë gjetur mbetje motrore, pastaj do të shikohet për gërmime të tjera.
Megjithatë, sipas tij nuk është e sigurt nëse gërmimet mund të përfundohen këtë vit.
“Gërmimet kanë filluar veçse dhe janë në punim e sipër, duhet të përfundohet në këtë lokacion, pastaj të shohim për gërmime tjera. Mirëpo nuk është e sigurt se mund të përfundohet këtë vit për shkak të mundësisë të ndryshimit të rrethanave të motit”, tha Manaj për arbresh.info.
Ndryshe, këto gërmime kanë nisur pas vendimit të Gjykatës së Lartë në Beograd, e cila ka dhënë leje për zhvarrimin e eshtrave të shqiptarëve të Kosovës nga varreza masive e zbuluar në Serbi.
Ndërkohë, që nga viti 2001 e deri më sot, në territorin e Serbisë, në katër lokacione janë gjetur varreza masive me 941 trupa të shqiptarëve të vrarë në Kosovë.
Për herë të fundit, varrezë masive është zbuluar në vitin 2013, në Rudnicë, në jugperëndim të Serbisë, në afërsi të vendkalimit kufitar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë. Aty janë gjetur mbetjet mortore të 52 personave./arbresh.info/
Ndonëse kanë kaluar më shumë se 22 vite që nga lufta e armatosur në Kosovë, familjarët e 1643 personave të zhdukur ende po presin përgjigje për fatin dhe vendndodhjen e më të dashurve të tyre/arbresh.info/ arbresh.info/Elona Haxhiu/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...