Me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar, (ZPS), Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it janë duke bastisur shtëpinë e Bashkim Smakajt, ish-kreu i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës(AKI) dhe ish këshilltar i presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.
Forcat policorë ende po vazhdojnë bastisjen, rpaorotn Arbresh.info.
Ndërkohë, mëngjesin e sotëm është bastisur edhe shtëpia e ish-këshilltarit tjetër të Thaçit, Blerim Shala.
Arbresh.info ka kërkuar informacione nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), e cila nuk ka dhënë detaje shtesë, përveë që ka konfirmuar urdhërin për bastisje.
“Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) është duke zhvilluar operacione të vazhdueshme në Kosovë. Operacionet e ZPS-së po mbështeten nga Policia e Kosovës dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX)”, thuhet në përgjigjen e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Ekipi i Arbresh.info gjendet në vendin e ngjarjes dhe do ju mbajë të informuar…
Sejdiu për Rugovën:Ishte intelektual kritik dhe paqësorë
Osmani: Rugova mbeti i palëkundur në rrugën e tij për Pavarë...
19 vjetori i vdekjes, mbahet ceremonia përkujtimore për nder...
Smajl Latifi jep detaje për zjarrin e shkaktuar në një fabri...
Hamasi: Trump, merita për armëpushimin në Gazë
Aksident i rëndë në Itali, vdesin 2 të rinj, mes tyre një 18...