Google ADS

Vazhdohet marrëveshja që mban Kosovën të pavarur nga rrjeti serb i transmisionit të energjisë

19:35 | 25 Gusht 2022
L G

Rrjeti Evropian i Operatorëve të Transmisionit të Energjisë (ENTSO-E) ka vendosur të vazhdojë marrëveshjen me ndërmarrjen kosovare, KOSTT, për vazhdimin e marrëveshjes që e mban Kosovën të pavarur nga rrjeti serb i transmisionit të energjisë.

Lajmin e ka bërë të ditur sot  KOSTT-i përmes një postimi në Facebook.

“Sot me 25 gusht 2022 u përmbyll me sukses votimi për vazhdimin e Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E nga Grupi Regjional i Evropës Kontinentale (RGCE), trup i ENTSO-E. Pas përfundimit të afatit dy vjeçar, vazhdimi i Marrëveshjes së Kyçjes KOSTT/ENTSO-E u përkrah uninanimisht nga ana e Operatorëve të Sistemit të Transmetimit të Evropës Kontinentale, nënshkruese të marrëveshjes”, thuhet në njoftim./arbresh.info/

Të ngjashme