Kuvendi i Kosovës e ka miratuar në lexim të parë Projektligjin që e vazhdon edhe për dy vite njohjen e statutit për viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Ky projektligj u prezantua nga ministri i Financave, Hekuran Murati, i cili njoftoi se afati për aplikim do të jetë deri më 15 maj të vititi 2025, raporton Ekonomia Online, shkruan Arbresh.info.
“Propozimi është që aplikimi për njohjen e statusit për të gjithë personat që kanë përjetuar dhunë seksuale gjatë luftës të vazhdohet edhe për dy vjet, më konkretisht deri më 15 maj 2025”, tha ai.
Periudha e propozuar u kundërshtua nga deputetët e opozitës.
“Afati nuk duhet të jetë i zgjatur vetëm për dy vjet, duhet të jetë afat i lirë. Pavarësisht se kur viktima në çfarëdo rrethane ndihet i lirë për të adresuar çështjen e vet që e trajton atë si viktimë civile, procesi duhet të jetë i hapur dhe nuk duhet të ketë kufizime kohore”, theksoi deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha.
Të njëjtën e mbështeti edhe deputetja nga komuniteti boshnjak, Duda Balje.
“Nuk duhet me pas kufizime kohore, pasi nuk është kufizuar në Bosnje, Kroaci dhe asnjë vend. Po ashtu puna e komisionit brenda është shumë katastrofale, kemi viktima që nuk janë të kënaqur me anëtarët e këtij komisioni. Unë publikisht po kërkoj që të ndryshohet ky komision pasi shumë gra kanë hezitime me u paraqitë”./Arbresh.info.
Arbër Hoxha realizon supergol ndaj Shakthtarit
Osmani priti në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së ...
Merr fund gjithçka, Diallo zyrtarisht rinovon kontratën me M...
Sekuestrohet 1 ton kokainë në portin e Vigos në Spanjë, mes ...
Sveçla në Ferizaj: Sukseset e qeverisë sonë po jehojnë cep m...
BeH me notë proteste ndaj Serbisë për shënimin e Ditës së Re...