Vazhdohet afati i konkursit për të interesuarit që duan të bëhen pjesë e ushtrisë së Kosovës

17:35 | 12 Nëntor 2021
L G

Afati për rekrutimin e të interesuarve për tu bërë pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), është shtyrë deri më 22 nëntor 2021.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes së Kosovës, shkruan arbresh.info.

“Ministria e Mbrojtjes njofton të gjithë të rinjtë dhe të rejat e interesuara për t’u bërë ushtarë të FSK-së se afati i konkursit për rekrutim vazhdohet deri më datën 22.11.2021. Të gjithë kandidatët të cilët deri më tani kanë konkurruar, nuk kanë nevojë për rikonkurrim”, thuhet në njoftim.

Për procedurat e aplikimit dhe përzgjedhjes, procedurat e testimit dhe kriteret, si dhe dokumentet e kërkuara për aplikim, ju lutemi të klikoni në linqet:

https://mod.rks-gov.nethttps:/ /rekrutimi.fsk-rks.org/Apply.

Kandidatet kanë të drejtë të aplikojnë deri në ditën e fundit të përmbylljes së konkursit. Për informata plotësuese, mund të kontaktoni në nr. tel. 038- 555584 2044 dhe 038- 555584 2045 nga ora 09:00 deri 15:00.

Gjithashtu, Ministria e Mbrojtjes, të gjithë të rinjve dhe të rejave, pa dallim nga përkatësia e tyre etnike, iu garanton proces të drejtë dhe transparent, në zbatim të plotë të procedurave dhe kritereve ku do të zgjidhen më të mirët prej më të mirëve.

Njoftimi i plotë

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme