Seanca e Kuvendit të Kosovës e cila ka mbetur në gjysmë javën e kaluar ku pikë e rendit të ditës ishte interpelanca e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, është shtyrë me kërkesë të GP të LDK-së dhe VV-së.
“Me pëlqim të grupeve parlamentare seanca mbahet të enjten ora 10:00”, ka konfirmuar nënkryetari i Kuvendit, Xhavit Haliti.
Ndryshe, kjo më poshtë ishte pikat e rendit të ditës:
Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me Vendimin e Qeverisë së Kosovës nr.04/20 të datës 20.12.2017 për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, Vendimin nr. 05/24 i datës 12 janar 2018, për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe Vendimi nr. 15/24 i datës 12 janar 2018 për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale./Indeksonline/
Asociacioni “Klubet Sportive Prishtina” emëron bordin dhe kr...
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...