Në kohën kur politikanët e Kosovës po përgatiten për t’i hyrë garës zgjedhore, përfaqësuesit nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do ta vizitojnë Kosovën. Janë dy senatorët amerikanë, Chris Murphy dhe Ron Johnson. Vizita e senatorëve amerikanë vjen pas vizitës që sot do ta bëjë sot deputeti gjerman, Peter Beyer.
E vizita e gjermanëve dhe amerikanëve ka vetëm një emërues të përbashkët. Ai është vazhdimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Madje, edhe vetë senatori amerikan, Murphy e ka konfirmuar se do ta vizitojnë Kosovën për të ndihmuar në vazhdimin e dialogut.
Murphy, senator demokrat, dhe Johnson, republikan, do të udhëtojnë bashkë me një delegacion të Kongresit që do të vizitojë Rusinë, mirëpo atyre Moska ua ka ndaluar hyrjen.
“Rusia nuk na lejon brenda, por Ron Johnson dhe unë do të vizitojmë Ukrainën, Serbinë dhe Kosovën këtë javë, për të dëshmuar mbështetjen dypartiake për Qeverinë e re të Ukrainës dhe për dialogun e vazhdueshëm midis Beogradit dhe Prishtinës”, ka shkruar në një postim në Tëitter senatori Chris Murphy.
Vizita e tyre në Ballkan vjen në kohën kur flitet për përfshirje më të madhe të SHBA-së në dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Banorët këndojnë të gjithë së bashku këngën “Mora fjalë”
Disa nga banorët i zuri gjumi teksa zhvillohej ndeshja Shqip...
Sylvinhos s’i pëlqyen minutat e para të ndeshjes, hezi...
Trupat izraelite arrijnë pikën më të thellë në Liban që nga ...
Ismajli: Çekët kishin ardhur për barazim, kemi ndeshje me Uk...
Gresa, Leos: Me Lelën shkon drejt humnerës