Vasfije Krasniqi rrëfen sot para Kongresit Italian për dhunimin gjatë luftës

07:31 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Sot, Vasfije Krasniqi- Goodman do t pritet nga përfaqësues të Senatit dhe Kongresit të Italisë, ku do të dëshmojë para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë. Në dëshminë e saj para këtyre komisioneve, nesër do të janë prezent edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga dhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës.

Vlen të përmendet se, tashmë Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme