Ferdonije Qerkezi e cila njihet ndryshe edhe si gruaja e qëndresës, e cila prej pasluftës jeton me dhimbjen e pesë anëtarëve të vrarë dhe të zhdukur, së fundi është goditë edhe nga vërshimet e ujit, ku pjesa e bodrumit ku ruante kujtimet e të dashurve të saj janë marë nga uji.
Dhe gjendja e krijuar në shtëpinë e saj ka bërë që të iniciohet grumbullimi i mjeteve për ti dalë në ndihmë Ferdonisë.
Shpend Lila dhe Valon Canhasi kanë iniciuar grumbullimin e mjeteve. E kësaj nisme i është bashkuar edhe Vasfije Krasniqi Goodman.
Këtë e ka bërë të ditur Shpend Lila nëpërmjet një postimi në Facebook ku dhe ka njoftuar se mjetet cash do të pranohen dhe regjistrohen në emrin e tij në Innovation Centre Kosovo.
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë:
Zemra mal. Vasfije Krasniqi Goodman viktime e luftes, ne ndihme per zonjen Ferdonije. Ky popull ka [zemer] te madhe fort.
Te dashur, ESKALOI situata per te mire ne aksionin tone te perbashket per me i ndihmu zonjes Ferdonije Qerkezi. Meqe nuk kemi mrri mi hape llogari ne banke, e duhet me i ndihmu shpejt, mjetet cash do ti pranojme dhe regjistrojme ne emrin tim, ne adresen e punes Innovation Centre Kosovo, Rr. Rexhep Mala 28A ne Prishtine, prej neser (e merkure), deri te premten ne ora 12:00.
Transferet mund ti beni nga jasht ne Western Union, ne emrin tim, poashtu.
Lista e dhuruesve do te publikohet, me perjashtim te disave qe kane kerkesa tjera.
Dashni
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...