Vasfije Krasniqi Goodman: Emërimi i Rakiq për zëvëndëskryeministër të Kosovës i turpshëm

13:42 | 3 Qershor 2020
A. B.

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, Vasfije Krasniqi Goodman, ka reaguar për emërimin në postin e zëvëndëskryeministrit Goran Rakiq , nga Lista Serbe.

Krasniqi Goodman përmes një postimi në Twitter e ka quajtur të turpshëm vendimin e tashmë kryeministrit të ri të, Avdullah Hoti për ta emëruar në postin e zëvëndëskryeministrit Goran Rakiq , nga Lista Serbe, shkruan portali abresh.info

Ajo ia ka bashkangjitur postimit një postim të Avdullah Hotit para dy viteve i cili i njëjti kishte kritikuar Kuvendin, duke e quajtur Listën Serbe “ instrument i Beogradit” dhe gjestin e tij e ka quajtur të turpshëm.

Shameful pic.twitter.com/OvWtEYxeiS

— Vasfije (@VasfijeKrasniqi) June 3, 2020

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme