E mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe deputetja e Vetëvednosjes, Vasfije Krasniqi-Goodman, bashkë me të mbijetuarën e familjes Jashari, Besarta Jashari, do të flasin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për tmerret e luftës në Kosovë.
Ato do të jenë atje më 10 maj, shkruan arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Vasfije Krasniqi-Goodman përmes një postimi në Twittër.
Organizimi është bërë nga Qendra dhe Muzeu i Tolerancës “Simon Wiesenthal” në New York teksa temë diskutimi do të jetë adresimi i dhunës dhe përdhunimit si armë lufte,
Pjesë e këtij forumi do të jenë edhe Përfaqësuesi i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara, Ferit Hoxha, ish-kryetari i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA dhe anëtar i Kongresit, Eliot Engel, fotoreporterja dhe fituesja e çmimit “Pulitzer”, Marissa Roth, dhe Kadire Tahiraj, Drejtoreshë e Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave në Kosovë. /arbresh.info/
As we continue our fight for justice, honored to be part of an amazing program with Simon Wiesenthal Center and Rally For Her Justice on women in conflict and rape as a weapon of war. Thank you to the panelists, Vera Mjeku, Marissa Roth and organizers. https://t.co/1yv5x7jzQz pic.twitter.com/1chxkWwbvQ
— Vasfije Krasniqi (@VasfijeKrasniqi) April 15, 2022
Moti i keq dhe përmbytjet në SHBA, të paktën 8 viktima në Ke...
Çfarë do të thotë nëse çdo natë ju del gjumi në këtë orë?
Deputetja britanike uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Kosova, n...
Artmotion: Gjuha e komentatorit Lokaj ka qenë krejt e pavend...
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin