Këtë të mërkurë, është varrosur me nderime të larta fetare ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja.
Në ceremoninë e varrimit të drejtuar nga Myftiu Naim Tërnava, morën pjesë qindra qytetarë dhe prijës fetarë nga të gjitha viset shqiptare.
Ish-kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës ka ndërruar jetë dje moshën 75 vjeçare, transmeton arbresh.info
Ai në vitin 1990 ishte zgjedhur kryetar i Bashkësisë Islame dhe më pas është rizgjedhur për tri mandate.
Këtë institucion e ka udhëhequr në kohët më të vështira nëpër të cilat ka kaluar Kosova që nga viti 1990 e deri më 2003.
Në vitin 1992 është zgjedhur dekan i Fakultetit të Studimeve Islame dhe ka vazhduar në këtë post për shumë vite.
Gjatë kohës sa ishte në krye të BIK-ut ka marrë pjesë në mbi 150 konferenca, simpoziume e takime të niveleve ndërkombëtare. Rexhep Boja ishte edhe ambasador i Kosovës në Arabinë Saudite.
Për varrimin e ish-kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës, Rexhep Boja është njoftuar përmes një postimi në faqen zyrtarë të BIK./arbresh.info/
Mospërfshirja në listë për zgjedhje, Aliu: Vendim është i im...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
Samiti i BE-së: Miliarda ndihmë shtesë për Ukrainën
Përurohet rruga Nacionale N2 Prishtinë – Mitrovicë
Pyetja që i ‘djegu’ Xhenetës, si reagoi ajo në darkën e të n...
Mujka: Dëmi i shkaktuar nga sulmi në kanalin e “Ibër-Lepenci...