Varroset ish-ambasadori dhe ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha

14:22 | 3 Janar 2025
A Z

Ish-ambasadori kosovar dhe ish-zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha, është varrosur sot.

I ndjeri u varros në varrezat katolike në Pejë pas orës 13:00.

Lajmin për vdekjen e ka bërë të ditur dje djali i tij, Genci, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se vdekja erdhi për shkak të një sëmundje të shkurtër që ai kishte.

“Të dashur familjarë dhe miq, Me pikëllim të thellë dhe zemër të rënduar ju njoftojmë se babai ynë i shtrenjtë, Anton Berisha, sot, më datë 2 janar, pas një sëmundjeje të shkurtër, u nda nga kjo jetë, duke lënë pas një boshllëk të paimagjinueshëm në zemrat tona”, shkruan ai në Facebok.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme