Mesditën e sotme është varrosur, Elmir Kryeziu, 19 vjeçari që u vra të dielën. Rasti sipas policisë kishte ndodhur në rrugën “Xhevat Berisha”, në Prizren, ndërsa motivet ende janë të paqarta, por që gjithçka kishte nisur me një mosmarrëveshje mes të ndjerit dhe mes dy personave të tjerë.
I riu, vdiq në Spitalin Rajonal të Prizrenit, pas plagëve që mori me thikë, derisa të dyshuar për këtë vepër kriminale janë dy vëllezërit, dyshimtë H.S, i lindur në vitin 1996 dhe Sh.S i lindur në vitin 1994, transmeton Indeksonline.
Në varrim morën pjesë qytetarë të shumtë, miq e familjarë. Derisa 19 vjeçari la pas një vëlla dhe tre motra.
Ndryshe, vëllai i të ndjerit, Zeqir Kryeziu, nuk pranoj të flas për IndeksOnline, derisa tha se janë të shokuar dhe të tronditur nga humbja e Elmirit.
Urdhri për zhdëmtimin e viktimave në çështjen gjyqësore të P...
Më 3 dhjetor mbahet ankandi i letrave me vlerë për vitin 202...
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor