Google ADS

Varrosen prindërit dhe i biri pas aksidentit të Kaçanikut

17:54 | 26 Shkurt 2017
Arbresh.info

Gjatë ditës së shtunë një aksident trafiku në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në afërsi të fshatit Rakaj, i ka marrë jetën tre personave. Në vendin e ngjarjes kanë mbetur të vdekur dy prindër të moshës 66 vjeçare, si dhe i biri i tyre 40 vjeçar.

Në fshatin Prelez i Jerlive janë varrosur tre viktimat e aksidentit që ndodhi të shtunën në Kaçanik, mes një veture dhe kamioni.

Në praninë familjarëve dhe qindra qytetarëve iu është dhënë lamtumira e fundit, dy prindërve dhe të birit të familjes Idrizi që humbën jetën në këtë fatkeqësi.

Në ceremoninë e varrimit sipas zakonit është bërë falja e gjakut, familjes, Çupi, anëtari i së cilës e kishte shkaktuar aksidentin.

Ky akt, është vlerësuar nga hoxhallarët dhe qytetarët që morën pjesë në këtë varrim./Klan/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme