Varrimi i polices që vdiq nga sëmundja e rëndë do të bëhet sot

08:38 | 5 Janar 2022
S D

Pas një sëmundje të rëndë, ka vdekur zyrtarja e Policisë së Kosovës, Drita Musliu.

Lajmin e kanë bërë të ditur kolegët e saj përmes rrjeteve sociale, gjatë ditës së djeshme.

Të njëjtit, nëpërmjet afishes për vdekjen e saj, kanë bërë të ditur se varrimi i së ndjerës do të bëhet nga ora 14:00, në fshatin Raskovë të Obiliqit.

“Me trishtim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegës, bashkëpuntores në DRP në Prishtinë, Drita Musliu . Kjo vdekje e papritur na ka prekur shumë si kolegë të saj , jo vetëm pse e kishim kolege por nga ajo se Drita ishte nje anëtare e denjë e Policisë së Kosovës (staf civil), nje grua familjare, një grua besnike dhe e palodhshme. Ngushëllime familjes dhe të gjithë kolegëve që e njohën Driten”, thuhet në njoftimin e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme