Faton Hajrizi është varrosur sot në Klinë të Ulët në Skenderaj, ku përveq familjarëve të tij, të pranishëm ishin edhe qindra qytetarë nga i gjithë vendi për t’i dhënë lamtumirën e fundit.
Ekipi i Arbresh.info ka qendruar atje dhe ju sjell ceremoninë e varrimit përmes fotografive:
Ceremonia e varrimit nisi pas orës 14:00, raporton Arbresh.info.
39 vjeçari u përcoll në banesën e fundit me nderime të larta të qytetarëve të cilët ishin veshur me bluzën me emblen e UÇK-së gjithashtu edhe me flamurin kombëtar kuq e zi.
Gjatë varrimit, u dëgjuan edhe brohoritje si “Lavdi e UÇK”.
Një familjare e tij, në fjalimin e saj tha se Faton Hajrizin po e varrosë e gjithë Drenica.
Nuk munguan edhe forma të tjera të nderimit, përmes makinave të mbuluara me flamurin e UÇK-së e deri te ajo me mbishkrimin “Cold Killer” Faton Hajrizi.
Trupi i Faton Hajrizit tashmë do të pushojë përgjithmonë në vendin e tij të lindjes.
Trupi i Faton Hajrizit është përcejllur për në banesën e fundit me ndërimet më të larta të qytetarëve.
Kujtojmë se trupi i pajetë i Faton Hajrizi është kthyer në Kosovë nga Serbia me 9 gusht.
Ai dyshohet se ka vrarë një polic dhe ka plagosur një tjetër me 18 korrik në Lloznicë të Serbisë./Arbresh.info/
Kurti e Nagavci lansojnë nesër pilotimin e Programit të Kupo...
Policia e Kosovës sekuestron armë të ftohta në tregun e auto...
Abdixhiku sjellë Pallatin e Ri Sportiv, Pishinën Olimpike dh...
Shuhet kureshtja, Diana dhe Arioni më të lumtur se kurrë pra...
Gjendet armë dhe 50 fishekë në valixhen e një pasagjeri në a...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në udhëtim tek Ylli