Këta vizitorë kanë ardhur nga Turqia.
Ata kanë ardhur për të vizituar Tyrben e Sulltan Muratit e cila është arkitektura më e vjetër osmane që gjendet në Kosovë.
700 vjet e vjetër, Tyrbja e Sulltan Muratit, është ndërtuar në shekullin e 14-të dhe cilësohet si simboli i pranisë së turqve dhe myslimanëve në rajonin e Ballkanit.
Kjo tyrbe u ndërtua për trashëgimtarin e tretë të fronit osman, Sulltan Muratin I, i cili ra dëshmor në Betejën e Parë të Kosovës që u zhvillua më 8 qershor të vitit 1389.
Ciceroni, Muamer Sivrikoz, tregon brenda tyrbes gjendet varri i Sulltan Muratit, një arkë e punuar me dërrasa.
“Pamja e sotme e Tyrbes nuk është origjinale. Është restauruar disa herë. Kjo është Tyrbja e një sulltani, ku brenda saj gjenden vetëm organet e brendshme të tij.
Eshtrat e tij gjenden në Bursa të Turqisë.
E Kjo ka ndodh sepse ka qenë e pamundshme që një trup të vdekur me një distancë me mijëra kilometra dhe në një kohë të nxehtë siç a qenë qershori, ka qenë e pamundur me u transportu trupi.
Dhe ata kanë nxjerr organet e brendshme, janë varros në tyrben ku gjendemi dhe trupi është bërë një lloj balsamimi dhe është dërgu në Bursa sepse ka qenë kryeqytet i Perandorisë Osmane në atë kohë”, thotë ai.
Tyrbja vizitohet më së shumti nga turqit por ka edhe vizitorë nga Amerika e Japonia, por cila është arsyeja e vizitës së tyre në këtë tyrbe?
“Tyrbja është një monument historik dhe kryesisht vizitohet për shkaqe historike. Ka disa që lutën mirëpo lutjet e tyre unë nuk i di ato lutje dhe nuk i dëgjoj”, tha ai.
E afër Tyrbes së Sulltan Muratit ndodhet edhe një dud i zi gjigant që besohet se është rreth 500 vjet i vjetër.
“Ky është një dud apo mani që është rreth 500 vjet i vjetër dhe është qarë në mes për shkaka të peshës së madhe. Akoma është gjallë por 40 viteve të fundit nuk jep më fruta”, tha ai.
Përpos tyrbes, e ndërtuar si një bujtinë tani gjendet muzeu me disa dhoma që janë shfrytëzuar në atë kohë nga mysafirët.
Aty është edhe një dhomë me fotografi të realizuara në vitin 1919, ditën kur Mehmeti i 5-të e viziton Kosovën.
“Kemi disa fotografi të realizuara në vitin 1919 kur Mehmeti i 5-të e viziton Kosovën dhe Tryben. Këtu ka pamje të fshatit Mazgit dhe të banorëve lokal që kanë dal me prit sulltanit”, tha ai.
Ndryshe nga sot, veçantia në këtë kullë është edhe ruajtja e hamamxhikut origjinal i shekullit 19-të e cila është përdorur për pastrim.
“Hamami është banjo publike ndërsa xhiku ka qenë një hamam brenda shtëpisë, kjo është shfrytëzuar vetëm për laje sepse WC-të kanë qenë jashtë shtëpisë sepse nuk ka pasur kanalizim”.
E Muameri tregon edhe si ka qenë dhoma e ndejës e cila krahasuar me sot ka qenë krejtësisht ndryshe.
“Në këtë dhomë është mangalli që është përdor me u nxeh me zjarr dhe në të njëjtën kohë janë mbledh burrat dhe kanë pi cigare ose kanë pjek kafe”, thotë ai.
Në vitin 1389, sulltan Murati përfitoi nga trazirat në Bizant dhe u nis për në Kosovë. Synimi i tij nuk ishte marrja e Kosovës, por ajo e Ballkanit për të mbledhur bizantinët në një territor më të ngushtë.
Në betejën e Kosovës, luftëtari serb Millosh Kopiliqi, nxori kamën nga brezi dhe ia nguli sulltanit osman. Edhe pse sulltan Murati vdiq, osmanët e fituan betejën. Sulltan Murati u pasua nga sulltan Bajaziti./M.Avdimetaj/arbresh.info/
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...