Konsiderohet të jetë njëri ndër njerëzit më me ndikim në lëvizjen patriotike të kohës por Azem Galica iku nga kjo botë në moshë të re.
Vdiq më 25 ose 26 korrik të vitit 1924. Trupi i tij u fsheh në një varr të thellë mu në mes të Kosovës. Gropa në të cilën u hodh trupi i Azem Galicës gjendet 20 minuta ecje nga rruga kryesore afër Rrasave të Gllarevës.
Por nuk ka as shenja e as tabela që të orientojnë për tek varri i Azem Galicës. Kjo vrimë gjendet në mes të kaçubave dhe një druri të gjatë. Gazetari i Klan Kosovës, Milot Hasimja dhe fotografi Art Tërstena kanë eksploruar vendin ku ishte fshehur trupi i Azem Galicës për dekada të tëra.
Thellësia e varrit nuk doli të ishte ashtu siç thuhej pra 70 metra por vetëm 15 metra. Eshtrat e Azem Galicës u nxorën pas 47 vjetësh. Ai në vitin 1974 u varros në vendlindje. Gojëdhënat rreth fshehjes së trupit të Azem Galicës janë në disa versione por pak njerëz kanë hyrë aty.
https://www.facebook.com/Ora7Official/videos/1312877128848295/
Sveçla jep detaje të reja për aksionin e sotëm në veri
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...