Varianti “Delta” i Covid-19, do të jetë dominues edhe në Kosovë gjatë muajve të ardhshëm, ashtu si në vendet tjera të botës, parljmërojnë ekspertët shëndetësor.
Organizata Botërore e Shëndetësisë, ditë më parë ka paralajmëruar se varianti ‘Delta’ i Covid-19 pritet të bëhet varianti dominues gjatë muajve të ardhshëm.
E, Ilir Tolaj Infektolog i klinikës Infektive në (QKUK), thotë se, e njëjta gjë e pret edhe Kosovën, ashtu si vendet e tjera të botës.
Ai për arbresh.info, thotë se, autoritetet shëndetësore duhet ta përshpejtojnë vaksinimin, pasi që kjo është mënyra e vetme për ta parandaluar përhapjen e variantit ‘Delta’ në Kosovë.
“Fakti se varianti ‘Delta’ është përhapur në shumë vende të botes dhe në disa prej tyre është bërë dominues në të shkaktuarit e infeksioneve të reja, nuk është as e dhënë e re e as e papritur. E njëjta gjë e pret edhe Kosovën. Kosova, autoritetet shëndetësore të saj, duhet vetëm ta përshpejtojnë vaksinimin, në mënyrë që gjatë këtyre muajve të verës, kur situata epidemiologjike është e mirë, të vaksinohen sa më shumë njerëz. Kjo është masa më e mirë dhe e vetme në përballje me variantin Delta”, thotë ai.
Sipas tij, të gjithë ata që infektohen, sëmurën dhe hospitalizohen apo eventualisht që vdesin nga varianti ‘Delta’, janë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin në mënyrë të natyrshme, apo nuk janë vaksinuar me ndonjërën prej vaksinave anti-Covid19.
“Nga fakti se në Kosove një përqindje shumë e lartë e popullatës e kanë kaluar infeksionin në mënyrë të natyrshme, ndërsa edhe vaksinimi është duke u zhvilluar, pavarësisht se me një tempo më të ngadalshëm sesa që do të ishte e nevojshme, personalisht nuk pres që rritja e numrit të rasteve të reja të shkaktuara me variantin delta do të jetë e nivelit të valës së tretet të pandemisë COVID-19 të cilën e kemi lënë pas. Të gjithë duhet me e ditë faktin se mbi 90% të atyre që infektohen, sëmurën dhe hospitalizohen apo eventualisht që vdesin nga varianti delta, janë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin në mënyrë te natyrshme apo nuk janë vaksinuar me ndonjërën prej vaksinave anti-Covid19”, thotë ai.
Megjithatë Tolaj mendon se nuk do të ketë raste të larta me COVID-19, që të mendohet deri në një mbyllje të re.
“Nuk e besoj se do të kemi shtim të atille të rasteve të reja me Covid-19 që të mendohet për mbyllje. Çdo mbyllje duhet domosdo të pasohet me hapje, e hapja me shtim të shpejtë të numrit të rasteve të reja. Pa i përmend këtu pasojat në sferat tjera te jetës. Në vend të të menduarit për mbyllje, ose deklarimeve kërcënuese dhe të mbjelljes së panikut, autoritetet shëndetësore duhet të fokusohen që vaksinimi i popullatës të jetë sa më masiv dhe sa më i shpejtë”, thotë Tolaj.
Ndryshe, më 29 qershor, Kosova regjistroi dy raste me variantin Delta të COVID-19, variant ky që po përhapet me shpejtësi në mbarë botën. Rezultatet e testeve për këtë variant ishin bërë në Berlin.
Varianti Delta, që fillimisht është identifikuar në tetorin e vitit të kaluar në Indi, ka shkallë më të lartë të infektimit për 50-60 për qind më e lartë se variantet tjera, duke prekur edhe moshat më të reja.
Kujtojmë se, që prej fillimit të procesit të vaksinimit në Kosovë, numri i personave të vaksinuar me të dyja dozat e vaksinave është 109,233 ndërsa shifra totale e vaksinave të administruara është 357,980./A.Zeka/arbresh.info/
Australia çon përpara ligjin që ua ndalon fëmijëve rrjetet s...
Haxhiu: Sot dhe çdo ditë tjetër, ne të gjithë kemi një rol p...
Mbyllet për dy orë rruga Prishtinë-Pejë-segmenti Kijevë-Doll...
Sali Berisha shkon në selinë e PD, pritet nga mbështetësit
Çështja e ushqimit për ushtarët e FSK-së, Maqedonci thotë se...
Kryeministri libanez shpreson për ‘faqe të re për Libanin’ p...