Varhelyi takohet me Bislimin, diskutojnë për reformat që i nevojiten Kosovës

18:07 | 17 Nëntor 2021
Arditë Shkodra

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i Bashkimi Evropian, Oliver Varhelyi ka takuar sot në Bruskel zëvendëskryeministrin e Kosovës, Besnik Bislmi

Këtër ai e ka bërë të ditur përmes një postimi në Twitter, transmeton arbresh.info

Siç ka treguar edhe vet Komisioneri në këtë takim është diskuar për reformat që i nevojiten Kosovës që të fokusohet në linjë me raportin e fundit të Komisionit Evropian.

“Me Besnik Bislimin, zëvendëskryeministrin për Integrime Evropiane, Zhvillim dhe dialog sot, duke diskutuar reformat që Kosovës i nevojiten që të fokusohet në linjë me raportin e fundit të Komisionit Evropian. Nënvizova rëndësinë për zbatimin e shpejt të planit të BE-së për Ekonomi dhe Investime për Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar Varhelyi./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme