Varhelyi-Selakoviqit: Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë

15:32 | 16 Maj 2022
arbresh.info

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi ka thënë se dialogu Kosovë- Serbi duhet të vazhdojnë.

Këto komente ai i bëri pas takimit që pati në Bruksel me kryediplomatin serb, Nikola Selakoviq.

Lajmin për takim, komisioneri evropian e bëri të ditur me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.

“Diskutim i sinqertë me ministrin e Jashtëm Nikola Selakoviq për pasojat e luftës së Rusisë kundër Ukrainës në rrugën evropiane të Ballkanit Perëndimor dhe Serbisë. Dialogu me Kosovën duhet të vazhdojë”, shkroi ai./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme