Sapo ka filluar takimi i presidentes Vjosa Osmani me komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi. Pas takimit do të ketë deklarim për medie.
Varhelyi me pas do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Takimi me kryeministrin ishte paraparë të ndodhë në 12:45. Ndërkaq në ora 14:00 Varhelyj do të presë në takim edhe liderët e subjekteve politike opozitare në ndërtesën e BE-së në Prishtinë. Fillimisht komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim të Bashkimit Evropian kishte parashikuar një takim edhe me kryeparlamentarin Glauk Konjufca, por ky takim është anuluar.
“Këto takime do të ofrojnë mundësinë për të shqyrtuar raportet mes Kosovës dhe BE-së dhe për të diskutuar për zhvillimet e fundit si dhe reformat kyçe, përfshirë ato në fushën e drejtësisë, tranzicionit të energjisë dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”, u tha në njoftimi n BE-së para ardhjes së Varhelyi-t në Kosovës.
Ngjarja kryesore gjatë vizitës së tij pritet të jetë inicimi i një programi të përbashkët mes BE-së dhe Kosovë për forcimin e ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit./Arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...