Google ADS

Varhelyi dhe Von Cramon për vizitë në Serbi, bisedojnë edhe për Kosovën

08:59 | 30 Maj 2022
arbresh.info

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohet sot me deputeten e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, në orën 10:30.Vuçiq gjithashtu sot pritet të takohet edhe me Komisionerin Evropian për Zgjerim, Oliver Varhelyi në orën 18:30.

Sipas portalit European Western Balkans, disa nga temat e bisedës do të jenë procesi i integrimit evropian të Serbisë, harmonizimi i Serbisë me masat kufizuese ndaj Rusisë, çështjet energjetike dhe procesi i normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.Von Cramon, që është anëtare e të Gjelbërve Evropianë dhe raportuese për Kosovën në Parlamentin Evropian, e vizitoi Beogradin për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar, kur mori pjesë në Forumin e Sigurisë, transmeton Klankosova.tv.

Ajo është gjithashtu anëtare e delegacionit të Parlamentit Evropian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit BE-Serbi.Ky do të jetë takimi i parë zyrtar Von Cramon-Vuçiq.

Eurodeputetja ishte shpesh kritike ndaj situatës në Serbi, veçanërisht në fushat e demokracisë dhe sundimit të ligjit, dhe ishte gjithashtu objektiv i sulmeve nga zyrtarë të lartë shtetërorë dhe tabloidë proqeveritarë.

Ajo akuzohej nga Beogradi edhe si lobiste e madhe e Kosovës së pavarur.Por çka kishte thënë politikanja gjermane për Serbinë dhe Vuçiqin, mësojeni në intervistën dhënë për Klan Kosova në qershor të vitit 2021.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme