Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se kanë pasur një diskutim shumë të mirë me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.
Ai bëri thirrje që të respektohen të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë, përfshirë këtu edhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe, të arritur në vitin 2015, raporton Arbresh.info.
“Ne e patëm një diskutim shumë të mirë dhe të frytshëm, mendoj që kemi prekur të gjitha elementet e progresit.
Mendoj që ka një porosi e qartë që vjen gjithmonë nga Kosova dhe Prishtina dhe kjo është se Kosova është e përkushtuar për përafrimin e saj me BE, ju e keni treguar këtë përkushtim. Nga 1 janari qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza, ky është një sukses i përbashkët që jo vetëm që do të përjetohet por edhe do të shfrytëzohet”, ka deklaruar Varhelyi.
Tutje, ai para mediave ka thënë se Kosova ka luftuar edhe krimin e korrupsionit si dhe njoftoi se janë duke e përgatitur raportin vjetor.
“Jemi duke ardhur me raportin vjetor, kemi diskutuar për ta parë se deri sa është arritur kryerja e reformave. Këto reforma duhet të zbatohen, duhet të shihet si janë kryer reformat, kjo është kritike. Sistemi gjyqësor është i cenueshëm, kemi raste të ndikimeve dhe kjo përbën një sfidë të madhe kërkojmë nga qeveri që të punojë për këtë. Kosova ka luftuar edhe në luftimin e korrupsionit, duhet t’i gjejmë edhe disa vendime të duhura. Jemi këtu dhe kemi zotimin e qeverisë dhe presim që të gjitha politikat të vihen në zbatim”, u shpreh tutje komisioneri i BE-së.
Në fund ai tha se Kosova duhet të krijoj hapa për investime duke shtuar se BE do të qëndrojnë pranë në çdo fushë.
“Kosova ka një ambient pluralizmi të mediave, dhuna ndaj mediave duhet të ndalet. Kemi prekur edhe situatën ekonomike. Shohim lajme të mira që kemi një rimëkëmbje pas pandemisë. Kosova duhet të bëjë rritje sa i përket konkurrencës edhe ekonomisë, duhet të bëhen hapa për investime, duhet të krijohet klima për investitorë. Ne mbetemi të zotuar që të jemi të pranishëm në Kosovë në çdo fushë. Kur jemi te dialogu, është arritur një progres, por ende punë duhet. Duhet të respektohen të gjitha marrëveshjet që janë arritur me Serbinë, i gjithë rajoni do të përfitoj nga normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Një dialog ti tillë do të sjellë edhe rezultate në fushën social ekonomike, përfshirë këtu investime të mëdha”, tha Varhelyi./Arbresh.info/
Rama: Nis puna për rilindjen e Muzeut Arkeologjik të Korçës
Kurti viziton Rezidencën e Rugovës: Restaurimi po udhëhiqet ...
U ndalua për 48 orë polici që dyshohet se shkaktoi aksidenti...
Policia e Kosovës konfiskon armë dhe municione në Zveçan, dy...
Burimi tregon forcën me Anisën në shpinë – banorët shkrihen ...
Balluku: Më 1 dhjetor paraqesim planin e uljes së çmimit të ...