Një numër i madh i familjeve në Kosovë shfrytëzojnë ndihmën social pasi që jetojnë në kushte të rënda ekonomike.
Vetëm gjatë vitit 2017 në Kosovë mbi 26 mijë familje kanë shfrytëzuar ndihmë sociale.
Këtë e ka bërë të ditur në një përgjigje për arbresh.info Musa Demiri nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
“Në muajin dhjetor 2017, në nivel vendi ndihmë sociale kanë shfrytëzuar gjithsej 26.117 familje”, ka thënë Demiri.
Komuna e cila prinë me numrin më të madh të familjeve në nevojë është Komuna e Mitrovicës Jugore.
“Në muajin dhjetor 2017 komuna që ka numrin më të madh të familjeve në ndihmë sociale është, komuna e Mitrovicës Jugore me gjithsej 2.306 familje, me 9.606 anëtarë të familjes”, ka thënë ai.
Numri i përgjithshëm i anëtarëve të familjes që përfitojnë nga ndihma sociale është mbi njëqind mijë.
“Numrin i përgjithshëm i anëtarëve të familjes që shfrytëzojnë ndihmë sociale është 106.628 anëtarë (dhjetor 2017)”, është shprehur ai.
Sa i përket kërkesave të familjarëve për të shfrytëzuar të drejtën për ndihmë sociale Demiri ka thënë se përgjatë një muaji këto kërkesa mund të shkojnë deri në një mijë, por se a kualifikohen të gjitha varet nga kriteret që i përcakton Ligji i Skemës së Ndihmës Sociale.
“Çdo ditë e muaj ka kërkesa për ndihmë sociale. Afërsisht 700-1000 kërkesa mesatarisht bëhen brenda një muaji për ndihmë sociale, ndërsa 300-400 kërkesa mund të kualifikohen për ndihmë sipas kritereve që i përcakton Ligji i Skemës së Ndihmës Sociale”, ka thënë Demiri për arbresh.info.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale të gjitha familjet në Skemën e Ndihmës Sociale (26.117 sosh) i konsideron si të varfra, ndërsa sa nga këto jetojnë në varfëri ekstreme, një analizë me të dhëna të tilla aktualisht nuk e kemi në dispozicion./Arbresh.info/R.Rexhepi
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...