Varet në litar një 60 vjeçar

13:10 | 13 Shkurt 2019
L G

Një person rreth 60 vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij. Rasti sipas zyrtarëve të Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës ka ndodhur në rrugën “Behie Dashi” në Prishtinë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci për Arbresh.info ka bërë të ditur se viktima është vetvarur.

“Me date 13.02.2019 rreth orës 09:00 policia ka marre informatën për një person i cili dyshohet te jete vetvarur ne rrugën “Behie Dashi” ne Prishtine. Viktima një mashkull rreth 60 vjeç, shtetas i huaj, është gjetur i varur me litar ne shtëpinë ne te cilën dyshohet se ka qenë duke banuar i vetëm”, ka bërë të ditur Borovci.

Sipas tij, njësitet policore kane dale ne vendin e ngjarjes dhe aktualisht kane nisur një hetim lidhur me ndriçimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme