Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar ka deklaruar se pajtohet me kryeministrin Kurti që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
Varadkar theksoi se do e përkrahë Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës këtë vit, shkruan Arbresh.info.
“Kryeministri Kurti dhe unë pajtohemi që e ardhmja e Kosovës është në Bashkimin Evropian dhe Këshillin e Evropës dhe me shumë ëndje do ta përkrah Kosovën që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës sivjet dhe të fillojmë procesin e negociatave me Bashkimin Evropian për anëtarësim”, u shpreh ai.
Varadkar tha se Kosova ka treguar zotimin ndaj vlerave evropiane.
“E keni harmonizuar edhe politikat e siguruisë me ato të Bashkimit Evropian që është shumë me rëndësi dhe e di që këtu keni pasur edhe presione për këtë dhe kjo do të ndikojë në vlerësimin tonë në të ardhmen. Do të shohim edhe për sundimin e ligjit dhe të drejtat dhe trajtimin e minoriteteve.”, deklaroi ai.
Po ashtu, kryeministri irlandez u shpreh që dialogu Kosovë-Serbi është jetik për të arritur një harmoni dhe për të pasur një zhvillim të mëtejshë.
“Mbi të gjitha mendoj që sivjet është viti që është shumë me rëndësi që ky stabilitet të konsolidohet në Kosovë dhe nuk dua të shoh kthim të skenave të dhunshme që i apmë në shtator mirëpo edhe në maj.”
Ndër të tjera, ai falënderoi kryeministrin Kurti për mikëpritjen./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti: Irlanda është mbështetëse e Kosovës për anëtarësim në KiE dhe BE
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës
Zbulohen dy objektivat e Real Madridit për stinorin e ri