Është rritur numri i pacientëve që kërkojnë ndihmë në Qendrat e Mjekësisë Familjare, për shkak të temperaturave të larta. Në anën tjetër mjekët apelojnë tek qytetaret të mos ekspozohen në diell dhe të kenë kujdes me konsumimin e ushqimit.
“Pak po na mundojnë temperaturat e larta por duhet të ruhemi mos me dalë kur është nxehti i madh, s’kemi çfarë të bëjmë”. Kështu është shprehur 65 vjeçari Naim Krasniqi, qytetar i cili po kërkonte ndihmë mjekësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë.
E që këtyre ditëve ka shtim të fluksit të pacientëve nga temperaturat e larta e thotë edhe Specialistja e Mjekësisë Familjare, Drita Peqani Gashi. Ajo tha për Radio Kosovën se shkaktar janë temperaturat e larta që po mbretërojnë në vendin tonë. Ajo apelon që personat e moshuar, fëmijët dhe ata të cilët vuajnë nga sëmundjet e ndryshme të kenë kujdes në këto ditë të nxehta.
“Është një fluks më i madh i pacientëve dhe kryesisht pacientët vijnë me një përkeqësim të gjendjes momentale si shkak i temperaturave të larta. Pacientët kryesisht kanë rënie të tensionit, pastaj vijnë në gjendje marramendëse, molisje, djersitje etj. Por që kryesisht ankesa shëndetësore kanë më shumë pacientët që janë me sëmundje kronike”, tha ajo.
Peqani Gashi, apelon te qytetaret që të kenë kujdes edhe me mënyrën e të ushqyerit në këto ditë të nxehta. Ajo sugjeron që të konsumohen ushqime që janë lehtë të tretshme, si dhe të konsumojnë mjaftueshëm ujë.
Ndërkaq, Era Pireva nga Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka thënë që të moshuarit, personat me sëmundje të zemrës ose ata me diabet të mos ekspozohen në diell, prej orës 10 deri në orën 17 të pasdites.
“Personat e moshuar assesi nuk duhet të ekspozohen në rrezet e diellit në intervalin kohor prej orës 10.00-17.00 , sidomos jo të moshuarit me sëmundje të zemrës ose ata me diabet.
Gjatë daljes nga shtëpia të moshuarit detyrimisht duhet ta mbrojnë kokën me kapelë ose shall, rrobat duhet të jenë të holla, komode, prej liri ose pambuku dhe me ngjyra të çelëta”, tha Pireva.
Po ashtu Instituti rekomandon që gjatë ditëve të nxehta është e domosdoshme marrja e dy litrave ujë ose lëngje tjera si dhe të konsumohen më shumë pemë dhe perime sezonale./rtk
Mes shumë mungesash, Ancelotti ka zgjedhur 11-shen për ndesh...
Ambasada e Shqipërisë uron 28 Nëntorin
Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim...
Tubim në Gjirokastër, Kumbaro: Kënaqësi të bisedosh me gjiro...
Joe Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...