Ish- zëvendëskryeministri Valon Murtezaj ka falënderuar shtetin francez për titullin e dhënë si “ Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës”.
“Në jetën time nuk mund të kem titull më të lartë se ky, dhe dekoratë më prestigjioze se kjo”, ka thënë ndër tjerash Murtezaj në një postim të publikuar në Facebook.
Ky është postimi i tij i plotë:
Francë!
Më ke nderuar aq shumë.
Francë, ke shpërfaqur, si gjithmonë, shpirtin e madh të mirënjohjes dhe vlerësimit.
Francë, ke shpalosur zemërgjërësinë tënde ashtu siç ke bërë përgjatë historisë, duke i ofruar individit mundësitë dhe liritë, dhe me këtë, njerëzimit progresin.
Presidenti i Republikës franceze, me dekret, më ka akorduar titullin e lartë, duke më emëruar: Oficer i Urdhrit Kombëtar të Meritës.
Një nga dy Urdhrat më të lartë të Francës.
Në jetën time nuk mund të kem titull më të lartë se ky, dhe dekoratë më prestigjioze se kjo.
Po ndihem si në ëndërr të ju them të vërtetën.
Kjo dekoratë sipërore, nga më prestigjiozet në botë, u akordohet personaliteteve më eminente franceze dhe botërore, për merita dhe të arritura të shquara.
Kjo dekorate e lartë, në njërën anë më ka vendosur bashkë me personalitetet më eminente franceze dhe botërore; në të njëjtën kohë, në anën tjetër, ndjenja e përgjegjësisë për mua tani është shumë e lartë. Do jem shumë i devotshëm t’i integroj këto dy dimensione në secilin hap që bëj gjatë ecjes time jetësore.
Ky çmim nuk është vetëm i imi. Eshtë i të gjithë juve. Eshtë i Kosovës.
Për më tepër, ky çmim, tejkalon kufinjtë e individit, organizatës, kombit. Eshtë universal.
Faleminderit pafund Francës, dhe popullit të madh e mik francez.
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...
Kurti merr pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së Me...
Sot shqyrtohet në komision ligji i kthyer për rishqyrtim nga...
Sonte rikthehet Liga e Kampionëve me nëntë ndeshje në progra...