Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati , tha se Lëvizja për Bashkim prej vitit 2010 ka ngulmuar që i vetmi parim i drejtë për të zgjidhur çështjen shqiptaro-serbe është parimi i reciprocitetit.
“Sot Kuvendi i Këshilltarëve shqiptarë të tri komunave të Kosovës Lindore përmes një deklarate pohoi edhe njëherë se shqiptarët në këtë pjesë i nënshtrohen një diskriminimi të vazhdueshëm nga shteti serb. Ata gjithashtu kërkuan që interesat e shqiptarëve të Kosovës Lindore të shtrohen si temë diskutimi në bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë. Njëkohësisht, me të drejtë ata kërkuan që të njëjta të drejta të cilat iu ofrohen serbëve në veri të Kosovës t’i jepen edhe shqiptarëve në Kosovën Lindore”, ka shkruar Murati në profilin e tij në “Facebook”.
Lëvizja për Bashkim prej vitit 2010 ka ngulmuar që i vetmi parim i drejtë për të zgjidhur çështjen shqiptaro-serbe është parimi i reciprocitetit.
“Ne jemi të bindur se e vetmja rrugë për të normalizuar marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe Serbisë, për të stabilizuar Kosovën por edhe rajonin, është që të drejta të njëjta zbatohen për të dy popujt. Nuk mund të ketë zgjidhje të qëndrueshme duke biseduar vetëm për serbët dhe vetëm për Kosovën. Kështu ato zgjidhje që ofrohen për serbët në tri komunat veriore të Kosovës të vlejnë edhe për shqiptarët në Kosovën Lindore, apo të njëjtat të drejta që iu kanë garantuar serbëve në Kosovë të vlejnë edhe për gjithë shqiptarët që jetojnë në Serbi. Është shumë e rëndësishme që parimi i reciprocitetit ka filluar të institucionalizohet si kërkesë e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Klasa politike në Kosovë, në pozitë dhe opozitë jo vetëm që duhet t’i përkrah këto kërkesa për shkak të obligimit ndaj njerëzve tanë atje, por edhe për shkak se duke e futur parimin e reciprocitetit në bisedimet me Serbinë, shtrohet rruga përmes së cilës Kosova bëhet shtet stabil dhe normal”, tha ai.
Gesko dhe Rina sjellin këngën e re “Bobo”
Mexhiti: Nesër në mbledhjen ndërqeveritare Kosovë-RMV do të ...
Muriqi: Me Lituaninë vetëm fitore
Zëdhënësi i Hezbollahut vritet gjatë një sulmi në qendër të ...
Lela: Gjesti mund të ndihet më ‘i vogël’ se Edi
Prezantohen 4 drejtorët e rinj të policisë, Hoxha: Të garant...