Ditën e sotme në “Provokacija” me Mustafa Nanon kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka folur për situatën politike. Sipas tij politika shqiptare në Tiranë dhe Prishtinë ka shumë gjëra të përbashkëta.
Formula më e duhur sipas tij për të ndryshuar politikën është kombinimi i kritikës me pjesëmarrje aktive të qytetarëve, ndërsa shtoi se është e pamundur që njëra të funksionojë pa tjetrën.
“Lëvizja për Bashkim ka si synim kryesor politik bashkimin e Kosovës me Shqipërinë përmes mjeteve institucionale. Ka një tjetër dimension atë të bashkimit të qytetarëve për të mirën e përgjithshme. Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë është një proces që kërkon shumë punë, por e kemi si një mision jetësor”, u shpreh ai.
Gjatë intervistës Murati tha për gazetarin Mustafa Nano se ideja e bashkimit ka evoluar gjatë këtyre viteve.
“Ideja e bashkimit ka qenë e lidhur me idenë e çlirimit. Çlirimi i Kosovës ka nënkuptuar krijimin kushteve për bashkim. Kjo ka qenë lidhja midis konceptin të çlirimit dhe bashkimit. Pas viteve ‘99 ka ndodhur ndarja e koncepteve pasi Kosova është çliruar pa bashkim. Ka pasur një presion shumë të madh ndërkombëtar që kjo ide të mos përmendet për të shkuar drejt pavarësisë të Kosovës”, tha Murati.
Nëse të gjithë partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Rusinë dhe Kinën do të pajtoheshin me idenë e bashkimit të shqiptarëve, për ju do të ishte e thjeshtë?
Murati: Do të ishte shumë i thjeshtë. Kur kanë parasysh se aleatët tanë nuk e kanë favorizuar këtë ide njerëzit nuk ia kanë vendosur vetës komplekse të tilla. Tashmë jemi në dy rrethana për të cilat ne duhet ti pyesim njerëzit qoftë në Kosovë qoftë në Shqipëri.
Sipas tij nëse do të kishte një mirëkuptim nga elita mund të arrihej një formë e bashkimit duke ruajtur diferenca të caktuara për të mos krijuar përçarje.
Murati gjithashtu u shpreh se lidhjet duhet të bëhen sa më të përafërta dhe kjo sipas tij nuk do të pengonte askënd. “Të bëjmë një administratë e cila do të bëhet vetëm me çështjen e bashkimit Kosovë-Shqipëri. Të krijohet një lloj burokracie kombëtare që do të merret me çështjet e bashkëpunimit”, u shpreh ai.
Sa i përket nismave politike të cilat shpeshherë nuk e çojnë misionin e tyre deri në fund idenë e bashkimit, Murati tha se duhet pasur një ndikim më të gjerë për këtë situatë, ndërsa shtoi se është për bashkimin: “Bashkimin si një projekt modern që na bën më të fortë në raport me ndryshimet dinamike”, u shpreh ai.
Më tej kryetari i Lëvizjes për Bashkim tha se në Kosovë ka pasur një reagim joserioz ndaj çështjeve të trajtuar nga SHBA-të. Sipas tij kjo qasje joserioze qoftë nga qeveria Kurti apo qeveri të tjera solli e nocionin e mosbesimit ndaj qeverisë.
Sipas tij Kosova dhe shqiptarët janë pjesë e rëndësishme e Amerikës.
“Sot në Kosovë po ndodh ajo që nuk po ndodh në botë. Kemi pasur një qeveri të lindur më shumë vështirësi. Ardhja e VV në pushtet ishte një aspekt i mirë për të parë se deri ku do të arrinte kjo qeverisje.
Qeveria Kurti ka trashëguar nga qeveria Haradinaj taksën dhe ka qenë kërkesë e SHBA-ve që kjo taksë të hiqet. SHBA kanë qenë të qartë se ajo duhet të hiqet, por qëndrimi i Kurtit ka qenë për të lënë reciprocitetin të hapur. Me këtë çështje janë thyer partnerët e koalicionit dhe në këtë mënyrë ka ardhur rënia e qeverisë.
Edhe pse asnjëherë nuk është arritur të shpjegohet se rënia e qeverisë Kurti ka në themel rënien e qeverisë Kurti. Ndërkohë edhe LDK ka pasur një presion shumë të madh nga SHBA”, tha Murati.
Erion Veliaj mohon se u arratis nga Shqipëria: Po shkoj në S...
Fitimi, Sarës: Sa do kisha shanse me ty jashtë, nga 1 tek 10
Votuesit e regjistruar në Diasporë do të hiqen nga listat br...
Top 10 mesfushorët ofanzivë më të mirë në kampionatin zvicer...
IKSHPK-ja jep këshilla për parandalimin e infektimit me linë...
Putini i thotë Azerbajxhanit se mbrojtja ajrore ruse ishte e...