Java fillon me mot të nxehtë e shtrëngata me shi. Më pas shtrihet vala e të nxehtit dhe ngre temperaturat edhe mbi 35C. Priten edhe netë tropike.
20.06.2021 – Një valë e të nxehtit që përfshiu pjesë të Evropës perëndimore e qendrore ditëve të fundit, pritet të shtrihet edhe mbi rajonin tonë javën në vijim. Do të mbajë mot shumë i nxehtë me temperatura maksimale që mund të arrijnë deri në 38C, e vende-vende nga Dukagjini duke iu afruar edhe vlerës prej 40C. Gjatë kësaj periudhe mund të ketë edhe netë tropike, ku temperatura gjatë natës nuk zbresin nën 20C.
Por ditën e hënë mbetet mot jostabil, ku gjatë ditës priten zhvillime të shtrëngatave me shi, e që vende-vende do të jenë mjaft intensive ku mund të sjellin reshje të dendura e nuk përjashtohen mundësi edhe për breshër.
Nga dita e martë nuk parashihen mundësi për të reshura, megjithëse gjasat mbeten që orëve të pasdites përreth viseve malore të ketë zhvillime të rrebesheve me bubullima.
Me valën e të nxehtit, mbi rajon pritet të shtrihen edhe koncentrime të larta të pluhurit saharian, që mund të ndikojë në përkeqësim edhe të cilësisë së ajrit, duke rriturit përqendrimet në grimcat e materies PM10, e indeksi mund të kaloj edhe në vlera të dobëta, e vlerat e çastit edhe në shumë të dobëta.
Indeksi i rrezeve UV do të jetë në vlera shumë të larta, prandaj në këto ditë preferohet ekspozim më i ulët ndaj rrezeve të diellit përgjatë orëve të mesdites.
21.06 – Në mëngjes intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave me shi. Vende-vende shtrëngata do të jenë intensive me mundësi edhe për reshje breshëri.
22.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vranësirave lokale. Mbeten mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.
23.06 – Kryesisht me diell dhe shumë nxehtë. Pasdite përreth viseve malore me zhvillime të vranësirave lokale. Vende-vende mundësi për rrebeshe të izoluara me bubullima.
24.06 – Mot shumë i nxehtë, me diell dhe vranësira kalimtare gjatë ditës.
25.06 – Shumë nxehtë. Pasdite priten zhvillime të vranësirave lokale, e përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu me bubullima.
Temperaturat minimale luhaten nga 15C deri 20C, e maksimalet në rritje nga 31C të hënën, deri në 38C ditën e enjte.
Era do të fryj e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi dhe perëndimi 2-10m/s.
Shtypja atmosferike pas rënies ditën e hënë, më pas gradualisht në rritje./arbresh.info/
Broja deklarohet pas ndeshjes ndaj Nottingham Forestit
”Sa e falëm bashkë jacinë”, hoxha thotë se çiklisti që u për...
Kurti tregon arsyen pse nuk ishte për vizitë tek ish-krerët ...
OBSH-ja i bën thirrje Kinës t’i japë qasje në të dhënat orig...
PDK mbledh Shtabin Qendror Zgjedhor, diskutojnë për mobilizi...
Mbi 70 të vdekur në Etiopi nga një aksident me kamion