Ka filluar konferenca Ballkanike triditore me moton “Ujë për të gjithë’’ e organizuar nga SHUKOS dhe SHUKALB, që për synim ka trajtimin e krizës së ujit.
Këtë vit tema e Konferencës, “Ujë për të Gjithë” është frymëzuar nga “Dita Botërore e Ujit 2019” e OKB-së.
Në fjalën e tij ministri në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, tha se gjatë 5 vjetëve të ardhshme Kosova do të arrijë të trajtojë ujërat e zeza në tërë vendin.
Ai falënderoi të gjitha vendet mike të cilat e kanë ndihmuar Kosovën në fushën e ujërave, ndërsa tha se sfidë mbetet faturimi i ujit, i cili sipas tij është vetëm 42 për qind në nivel vendi.
“Normalisht që tema e kësaj konferencë tregon për rëndësinë që ka për vendin. Shumë punë janë bërë duke falënderuar shumë qeveri të jashtme qe kanë ndihmuar në investime sidomos qeverinë gjermane e duke mos lënë anash as qeveritë tjera. Kosova për herë të parë do të jetë tërësisht me trajtimin e ujërave të zeza kurse pas 5 vitesh kjo do ta mbulojë tërë Kosovën. Sfidat mbesin. Akoma pas 3 vitesh rreth 42 për qind mbetët faturimi që është shumë i ulët dhe normalisht që këtu duhet të fokusohemi më shumë”, tha ai.
Ndërsa ministri në largim i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi foli rreth rëndësisë së investimeve në sigurimin e ujit të pijshëm dhe veprimeve konkrete që ai si Ministër i ka ndërmarrë gjatë mandatit në ndërtimin e rezervave të reja ujore në vend.
“Falënderoj donatorët ndërkombëtarë, për përkrahjen e madhe që po japin në fushën e ujërave, në ndërtimin e rrjeteve të ujësjellësit anë kënd vendit dhe impianteve për trajtimin e ujërave të zeza. Apeloj nga të gjithë që të kemi përdorim sa më racional të ujit për të siguruar kështu ujë të pijshëm për ne dhe gjeneratat që vijnë”, tha Matoshi./arbresh.info
AVONET kërkon nga Komuna e Prishtinës anulimin e aktivitetit...
Osmani uron Republikën e Surinamit me rastin e Ditës së Pava...
Drita po bën “dritë” këtë sezon në elitën e futbollit kosova...
Kurti dhe Peci në Gjakovë, përurojnë nisjen e punimeve të pr...
LDK çon në 600 mijë euro abuzimin e Ministrisë së Bujqësisë ...
Shtatë ndeshje pa fitore, çfarë nuk po shkon me Llapin e Tah...