Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e AKR-së, Valdrin Lluka ka thënë se deklarata e tij rreth mbulesës ka qenë për fëmijët në shkolla.
Lluka përmes një postimi në facebook ka sqaruar se nxënëset e moshës së re nuk duhet mbuluar e që të imponohet mbulimi i tyre, shkruan arbres.info. Ai ka shtuar gjithashtu se ka miq praktikues të devotshëm të fesë dhe i respekton shumë.
Kandidati për deputet nga AKR ka thënë edhe se çdo i rritur është i vetëdijshëm për veprimet e tij prandaj edhe duhet të respektohet.
“Pasuria dhe fëmijët janë stoli e jetës së kësaj bote” (El kehf: 46)
Për dhe rreth mbajtjes së shamisë në shkolla:
Duke qenë pjesë e jetës publike, jo rrallëherë ndodh që deklarimet mediale të keqinterpretohen, me qëllim ose pa qëllim!
Fillimisht dëshiroj të theksoj se bindjet e mija politike janë liberale, rrjedhimisht unë besoj në të drejtat dhe liritë e secilit individ për të vendosur për vete, andaj edhe në këtë rast besoj se secili individ i moshës madhore, i vetëdijshëm, ka të drejtë të vendosë vetë nëse do të bartë shami apo ndonjë simbol tjetër fetar.
Deklarata ime ka qenë për fëmijët në shkolla, të moshës së re, të cilët mbaj mendimin se nuk duhet mbuluar e as të imponohet mbulimi i tyre nga prindërit. Fëmijët janë pjesa më e bukur e jetës, prandaj edhe duhet të shihen si të tillë.
Personalisht kam shumë miq praktikues të devotshëm dhe këtë e respektoj shumë. Një nga ta është edhe mikja ime Refiqe Ternava, më të cilën jemi bërë bashkë për shtetin!”, ka shkruar Lluka në facebook./arbresh.info/
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...
Përfundon “Kursi i Nënoficerëve të Betejës” për ushtarët e F...
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...