Gjyqtarja Valdete Daka ka treguar se përse i ishte refuzuar Faton Hajrizit kërkesa për lirim me kusht.
Ajo është shprehur se Paneli vlerëson sjelljet e të dënuarve dhe pasi ata fitojnë të drejtën që t’i drejtohen panelit për lirim me kusht, sipas saj, duhet të plotësohen kushtet ligjore.
Daka u shpreh se në rastin e Faton Hajrizit, kur është është shqyrtuar kërkesa për lirim me kusht të tij, ai i ka pasur 15 shkelje disiplinore.
“Paneli vlerëson sjelljet e të dënuarve, pasiqë ata të fitojnë të drejtën që t’i drejtohen panelit për lirim me kusht, duhet të plotësohen kushtet ligjore, përveç asaj se duhet të kalojnë një pjesë të caktuar të dënimit, varësisht nga vepra për të cilën janë shpallur fajtor, të njëjtit duhet të kenë edhe sjellje, ashtu siç parashihet me rregullat e institucioneve korrektuese”, ka thënë Daka në Rubikon.
“Në rastin konkret, i dënuari Faton Hajrizi, në momentin kur është shqyrtuar kërkesa e tij për lirim me kusht, i ka pasur 15 shkelje disiplinore”, është shprehur ajo.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...