Ushtruesi i detyrës së Drejtorit të SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka treguar para kryeministrit Avdullah Hoti që po qëndron për vizitë në SHSKUK për vështirësi e sfidat gjatë kësaj kohe të pandemisë, duke thënë se falë donacioneve të ndryshme si ato lokale dhe të organizatave e shteteve mike, kanë ndihmuar jashtëzakonisht institucionet shëndetësore.
Krasniqi ka thënë se janë duke i bërë përgatitje në rast se virusi shfaqet edhe vazhdon prezencën edhe gjatë dimrit, duke akomoduar e duke rivitalizuar pjesë të ndryshme të objekteve shëndetësore.
Ai ka kërkuar që nga Qeveria, që punëtorëve shëndetësor tu krijohen kushte më të mira për punë dhe sic ka thënë Krasniqi punëtorët shëndetësor, meritojnë paga më të dinjitetshme.
Ndryshe, ekipi i ekspertëve epidemiologjikë dhe mjekësorë nga instituti gjerman i shëndetit publik “Robert Koch Institute” do të qëndrojë në Kosovë për dy javë për të ofruar ndihmë në lidhje me nevojat COVID-19. Misioni i ekspertëve do të drejtohet nga doktor Andreas Jansen./Arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...