Valbon Krasniqi futet në garë për drejtor të SHSKUK-së

10:59 | 26 Janar 2021
Arbresh.info

Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës ka publikuar kandidatët që kanë plotësuar kriteret në konkursin për drejtor të këtij institucioni.

Pjesë e garës janë pesë doktorë të cilat kanë plotësuar kriteret për të vazhduar më tej konkurrimin në fazën e mëtejshme.

“Saudin Maliqi, Gani Halilaj, Driton Ukmata, Basri Lenjani dhe Valbon Krasniqi”, janë kandidatët që kanë konkurruar.

Në mesin e doktorëve që kanë konkuruar bën pjesë edhe infektologu Valbon Krasniqi i cili tashmë është ushtrues i detyrës së drejtorit të SHSKUK-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme