Valbon Krasniqi dorëhiqet nga pozita e drejtorit të ShSKUK-së

13:57 | 2 Gusht 2022
A. B.

Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton se është miratuar dorëheqja e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.

U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës është emëruar Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi

“Ju njoftojmë se Bordi Drejtues i SHKUK-së, në mbledhjen e mbajtur me datë 02.08.2022 ka miratuar dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK), Dr. Valbon Krasniqi.

Bordi Drejtues i SHSKUK-së me këtë rast duke vlerësuar kontributin e deritanishëm të Dr. Krasniqit e falënderon për bashkëpunimin e treguar.

Po ashtu ju njoftojmë se, bazuar në kompetencat e veta, Bordi Drejtues i SHSKUK-së ka emëruar U.D. të Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Spitalor Universitar të Kosovës, Dr. Pranvera Zejnullahu-Raçi”, thuhet në njoftim. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme