E njohur me emrin si “Valanica” në Bellobrad, ky objekt ka shërbyer për shtypjen e zhgunit, pra materialit për punimin e veshjeve tradicionale shqiptare, shkruan arbresh.info.
Ky objekt më herët ka qenë epiqendra e furnizimit për banorët e komunës së Dragashit, Prizrenit, Tetovës dhe Gostivarit.
Idajet Qafleshi, banor i këtij fshati për arbresh.info rrëfen nga afër nostalgjinë që si i vogël ai e kishte përjetuar.
“Unë qetu jam rrit bile qetu rrishin krejt mahalla. Qetu u kanë sharra, e pleqtë u ulshin atu rrinin e vishin njerëz prej gjitha anë me shkel zhgunjë. Ky objekt ka 200 deri në 300 vjet, ky e ka qargin e madh këtu. Uji bien, nga atje, dhe mbas atyre rrotullimeve i ka ata çekiçët e mëdhaj çka i bëjnë zhgunjët. Këtu është bërë përpunimi i materialit mandej atje çka i kanë në Vek i kanë shtyp për me i ba tirqi”, tregoi ai.
Qafleshi tregon për rendësin e madhe që ky objekt ka pasur në atë kohë, madje ai tregon se si personalisht ka sjell material për ta shtypur në këtë vend.
“Nga gjithë Kosova krejt qeto shoqata çka janë, p.sh artistike, çka po i bëjnë këto veshjet kombëtare i kanë pru këtu i kanë bërë. Përpara ka pas shumë zhgunjë po tash nuk ka. Unë vetë i kam pru prej Brodit, madje i kemi marr në Prizren, Zhup anej kah Restelica”, rrëfeu Qafleshi.
Ndërkaq, drejtori për Kulturë Rini dhe Sport në komunën e Dragashit, Lirim Hajredini, për arbresh.info tha se ky objekt daton që nga viti 1800 dhe si i tillë për këtë vend ka një rëndësi të veçantë.
“Valanica në Bellobrad daton që nga viti 1800, është përdor për përpunimin e zhgunit, për shtypjen e zhgunit i cili është përdorë për veshje kombëtarë që janë edhe sot në këto ditë që përdorën. Përpunimin e zhgunit e kanë ba për shumë provinca për shumë vende si Prizren, Dragash, Gostivar si dhe për vendet tjera të Maqedonisë së Veriut”, tha Hajredini.
Hajredini tutje tregoi se Valanica është restauruar në masë të madhe por që ka ruajtur origjinalitetin
“Gjatë vitit 2020 ne kemi bërë rregullimin apo restaurimin i këtij vendi, kryesisht oborrit të Valanicës, mirëpo sa i përketë mirëmbajtjes nuk kemi mundur ta bëjë gjatë këtij viti ndërsa shpresojmë që në fund të këtij viti do fillojmë me mirëmbajtjen e cila do të jetë e vazhdueshme”, deklaroi Hajredini.
Ky objekt edhe pse është restauruar nga Komuna e Dragashit është në pronësi të një banori e cili për arsye vetanake nuk lejon që vizitorët të shohin brenda tij, që të shohin historinë nga afër./arbresh.info/
112 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë festohet në New York
Katër arsye pse disa njerëz nuk kërkojnë kurrë falje?
Arioni humb durimin me Gresën, çohet nga tavolina dhe i repl...
Liverpool – Real Madrid/ Notat e lojtarëve, Mac Allister më ...
Ofertë Ekskluzive për Black Friday nga NimiTV: Abonohu Tani ...
FBI: Kërcënime me bombë ndaj kandidatëve të kabinetit të Tru...