Telekomi i Kosovës, Vala, si kurrë më parë, ka arritur të shtojë rreth 200 mijë përdorues të rinj të telefonisë mobile apo shprehur në përqindje ka marrë 60 për qind të tregut të telefonisë mobile në vend, derisa në tremujorin e tretë i kishte 1 milionë e 16 mijë përdorues, ndërsa me 31 dhjetor të vitit 2016 kishte plot 1.2 milionë përdorues. Ndërkohë që tregu i telefonisë mobile është duke u tkurrur për shkak të përdorimit masiv të aplikacioneve të ndryshme falas dhe është duke u zvogëluar për miliona euro, pavarësisht këtij trendi global, Vala vazhdon ta ruaj pozitën e të qenit lidere në tregun e telefonisë mobile.
Telekomi i Kosovës realizoi një performancë të jashtëzakonshme në përmbyllje të vitit që lamë pas duke u rritur për gati 200 mijë përdorues më shumë të telefonisë mobile apo shprehur me përqindje VALA u rrit për 5.6 për qind. Kjo rritje ka sjellë dominim të tregut të telefonisë mobile, pasi që tashmë, Vala zotëron 60 për qind të tregut.
Rregullatori i Telekomunikacionit në Kosovë, ARKEP, sot ka bërë publik raportin, përkatësisht Pasqyrën e Tregut të Telekomunikacionit për periudhën e fundit tremujore të vitit 2016. Në këtë raport të publikuar shihet qartë se VALA është duke u rritur në ndarjen e tregut, edhe sipas të hyrave të gjeneruara dhe po ashtu edhe sipas rritjes së numrit të përgjithshëm të përdoruesve.
Ndarja e tregut sipas përdoruesve për TM4 2016 rezulton se VALA ka saktësisht 59.8 për qind të tregut, ndërsa operatori tjetër 32.6 për qind. Krahasuar me TM3 2016, Vala ka shënuar një rritje prej 5.6 për qind, derisa operatori tjetër ka pësuar një rënie prej 4.8 për qind.
Sa i përket gjenerimit të të hyrave, Vala gjithashtu ka shënuar rritje krahasuar me periudhën paraprake duke e konsoliduar pozitën e vet financiare.
Ky raport i ARKEP dëshmon edhe një herë se qytetarët e Kosovës gjithnjë e më shumë po i kthehen shfrytëzimit të shërbimeve të VALA-s, e cila garanton produkte më të mira, kualitative dhe është gjithnjë e më pranë konsumatorit.
“Ofertat e reja, Post Paid si dhe këto të fundit Pre Paid, janë një tregues sinjikativ se VALA është zgjedhja më e mirë dhe më e preferuar për të gjitha grupmoshat e qytetarëve të Kosovës, por edhe për institucionet dhe bizneset. Atraktiviteti i produkteve dhe ofertave do të pasurohet edhe më shumë me funksionalizimin e kodit shtetëror të Kosovës 383”, tha Drejtori Menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa.
Me raportin e fundit të ARKEP-it, VALA dëshmohet edhe një herë të jetë kompani lidere në ofrimin e shërbimeve të telefonisë mobile dhe internetit të shpejtë.
Sara në darkën e të nominuarve: Driloni është personi më i b...
Sulm me thikë në Mbretërinë e Bashkuar, dy të vdekur e dy të...
Syzet inteligjente Ray-Ban bëhen me “ekrane televizive”
Si të përdorni teknologjinë për të përmirësuar shëndetin?
Cilat aplikacione u harxhojnë më së shumti baterinë e telefo...
Përfitimet e pushimeve të rregullta për shëndetin