Pandemia e shkaktuar nga virusi COVID-19, përveç krizës në ekonomi e dëmeve të tjera, ka ndikuar edhe në shëndetin mendor.
Sipas Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në krizën e shëndetit mendor ndikojnë ankthi, mbyllja ose vet izolimi.
E siç duket për këtë vit sapo ka filluar një valë e re e pandemisë, pasi që numri i personave të infektuar po rritet dukshëm si në Kosovës ashtu edhe në rajon, e botë.
Neuropsikiatri, Sami Rexhepi për arbresh.info thotë se çdo valë e çdo infeksion ndikojnë në shëndetin mendor.
Sipas tij, kjo është e përballueshme për njeriun.
“Gjithmonë janë ato komplikime si frika e vdekjes, që është normal, pastaj frika për familjen etj., e vështirësojnë edhe e cenojnë vet shëndetin mendor të popullatës”, thotë ai.
Tutje, ai shtoi se në vendin tonë është ende numri i vogël i të infektuarve por, për shëndetin mendor varet sa njerëz të hospitalizuar kemi.
“Sa ma lehtë të kalohet infektimi edhe dëmi i shëndetit mendore ka me qenë më i vogël. E gjithë kjo varet prej zhvillimit se si do të shkoj puna e infeksionit”, thotë për arbresh.info Rexhepi.
Ilir Havolli nga Shoqata e Psikologëve të Kosovës thotë se edhe më herët situata nga Covid-19 ka ndikuar negativisht në shëndetin mendor, dhe një valë e re do ta rëndoj gjendjen edhe më shumë.
“Dihet mirëfilli që Covid-19 ka ndikuar negativisht tek popullata në aspektin e shëndetit mendor për aq kohë sa ka qene prezent, dhe rikthimi i një vale të re nënkupton se kjo gjendje do të rëndohet akoma më shumë kur kësaj si pasojë i shtohet edhe situata e rënde ekonomike”, thotë ai.
Sipas tij, qytetarët tani janë të përgatitur për një valë të re të Covid-it dhe tashmë kanë njohuri më shumë për mbrojtjen ndaj tij.
“Qytetaret tanimë janë të përgatitur për tu përballur me Covid-19 sepse i kanë të njohura mënyrat për mbrojtje kundër tij, por tek një shumicë e popullatës kjo mund të ri përjetohet në formën e stresit postraumatik”, thotë Havolli.
Në fund, ai shton se institucionet duhet t’i kushtojnë vëmendje shëndetit mendor që deri me tani i ka munguar.
“Është koha kur institucionet përkatëse të merren seriozisht me çështjet e shëndetit mendor dhe t’i kushtohet asaj rendësia e duhur, që deri me tani i ka munguar”, shtoi në fund ai.
Ndërsa, sociologu Labinot Konushevci thotë se një valë e re e Covid-19 ndikon në rritjen e stresit, frikës, pasigurisë, dëshpërimit dhe panikut nëse shteti nuk di të menaxhojë këtë valë në rritje.
“Çdo valë e re e Covid-19 ka ndikimet dhe pasojat e veta në aspektin e shëndetit mendor. Por valët e reja varen edhe nga mënyra se si institucionet reagojnë me masat kufizuese anti-covid-19 dhe nga agresiviteti i simptomatologjisë apo shenjave klinike. Pra, kjo rritë stresin, frikën, pasigurinë, dëshpërimin, panikun. Ndonëse jo sikur në valët e para sepse shoqëria ka filluar të adaptohet me virusin si pjesë të jetës, si infeksion i cili bashkëjeton si shumë infeksione tjera virale. Një valë e re, në një krizë ekonomike që çdo herë po thellohet, ndikon në prishjen e ekuilibrit mendor nëse shteti nuk di të menaxhojë po këtë valë në rritje”, thotë Konushevci.
Javëve të fundit është rritur dukshëm numri i të infektuarve më coronavirus, ku aktualisht në vendin tonë janë mbi katër mijë raste aktive me COVID-19./Ejona Hyseni/arbresh.info/
Musliu: Faton Peci e Fitore Pacolli bashkëpunëtorë në manipu...
Zyrtari i LDK-së thotë se Fitore Pacolli ia dha 100 mijë eur...
David: Barcelona ka qenë ekipi me të cilin jam rritur, ëndrr...
Çfarë e bën ecjen kaq të mrekullueshme për shëndetin tuaj?
Vullneti: Edi është 100% tipi i Xhenetës
18 persona të arrestuar për këmbim të paligjshëm të kriptova...