Telekomi i Kosovës ka dal me arsyetim pas problemeve me rrjet në thirrjet telefonike dhe mungesën e valëve në këtë operator telefonik.
Sipas njoftimit të Vala 900 Telekomi është duke zgjeruar platformën 4G dhe për këtë arsye afektohen përkohësisht platformat 2G dhe 3G.
“Nevojat e konsumatorëve tanë për shërbime të internetit janë në rritje të vazhdueshme. Për t’i përballuar këto kërkesa dhe të gjitha kërkesat tjera, aktualisht Telekomi ka hyrë në fazën e ndërrimit të platformave ekzistuese, të cilat si pasojë e mungesës së investimeve teknologjike prej mbi 8 vite, nuk kanë më kapacitet të mjaftueshëm për ta përballuar rritjen e kërkesave për shërbime të avancuara të internetit”, thuhet në sqarimin e kompanisë.
Operatori Vala 900 deklaron po i trajtojnë me shumë kujdes të gjitha ankesat e qytetarëve lidhur me shqetësimet rreth shërbimit të këtij operatori telefonik.
“Ne jemi kompani e telekomunikacionit, pasuri e publikut dhe në shërbim të publikut. Edhe njëherë, jemi në fazë intensive të ndërrimit të platformave ekzistuese me ato të fjalës së fundit në teknologjinë telekomunikuese. Si edhe deri më tani edhe në këtë periudhë po i trajtojmë me kujdesin më të madh të gjitha ankesat e qytetarëve dhe shpresojmë në mirëkuptimin e tyre dhe adresimin e menjëhershëm te ne të çdo shqetësimi që ata e kanë lidhur me shërbimet tona”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...