Mbi 830 persona të moshës mbi 80 vjeç janë vaksinuar kundër COVID-19, në sallën “1 Tetori”, që nga 8 prilli kur filluar proces.
Po vazhdon edhe më tej vaksinimi i personave mbi 80 vjeç kundër COVID-19 në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.
Menaxheri i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Bardh Nimani tha se deri në mesditë janë vaksinuar 88 persona, kurse gjithsej janë vaksinuar mbi 830 të moshuar.
“Fluksi i grup moshave mbi 80 vjeç është duke vijuar me vaksinimin. Aktualisht deri në këto qaste që po flasim kemi 88 të vaksinuar dhe numri total ka shkuar mbi 830. Presim që edhe sot pasdite dhe nesër që të kemi prapë këtë grup, që të kemi sa më shumë dhe të na ec mbarë e mirë deri më tani”, tha ai.
Vaksinimi i qytetarëve të moshës mbi 85 vjeç ka filluar më 8 prill.
Policia arreston tre persona të kërkuar me urdhëresë të Gjyk...
Gjyqtarët kosovarë delegohen për ndeshjen e UEFA Youth Leagu...
Kurti mirëpriti arkitektin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovë...
Tërmet në Japoni, sa ishte magnituda
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?