Google ADS

Vaksinohen 176 qytetarë në Viti

11:13 | 11 Prill 2021
A. B.

Me vaksinën antiCOVID deri më tani janë vaksinuar 176 qytetarë në komunën e Vitisë.

Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç, njofton drejtoresha e QKMF-së Vjollca Kadolli.

Edhe sot po vazhdon vaksinimi i qytetarëve vitias në QKMF-Viti me vaksinën anticovid.

Deri më sot janë vaksinuar 176 qytetarë.

Sot ka filluar vaksinim i qytetarëve të moshës 80-84 vjeç.

Ftojmë të gjithë qytetarët e kësaj grupmoshe, qoftē ata që janë regjistruar, apo që nuk janë lajmëruar deri më sot, të vijnë të vaksinohen.

Respekt për ekipën e vaskinimit, të cilët janë të përkushtuar në realizimin sa më të suksesshëm të procesit të vaksinimit të popullatës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme