Me rastin e Ditës Botërore për të Moshuarit, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, bashkë me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, si dhe drejtorin e Institutit Kombëtar, Naser Ramadani, kanë vizituar Shtëpinë për Persona të Moshuar pa Përkujdesje Familjare në Prishtinë.
Me këtë rast, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka thënë se me përkushtimin e stafit të Shtëpisë se Personave të Moshuar pa përkujdesje, të moshuarit që ishin pozitiv me Covid-19, kanë kaluar me lehtësi virusin.
“Ne e dimë se kemi kaluar një periudhë, jo edhe të lehtë bashkërisht një pjesë e juaj nga pandemia ishte e prekur dhe në fal përkushtimit në radhë të parë të stafit këtu, ministrit të shëndetësisë, me të cilin kam qenë në kontakt të vazhdueshëm për të marrë kujdesin e nevojshëm për ju, po ashtu edhe me profesor Ramadanin, ne sot e kemi tejkaluar këtë sfidë, dhe uroj të mos përballemi edhe njëherë me një sfidë të tillë”, ka thënë Reçica.
Reçica është zotuar se do të vazhdohet përkujdesja për të moshuarit.
Ndërsa, ministri i shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ministria që drejton e ka në plan vaksinimin e qytetarëve të Kosovës, por së pari do të fillohet nga shtëpia e pleqve.
“Përmes juve përmes kësaj simbolike të tregojmë përkushtimin institucional që përkujdesja për të gjitha moshat, veçanërisht për të moshuarit të cilët edhe kontributi është shumë më i madh për zhvillimin e jetës, rritjen për punën, përkushtimin, për vendin dhe duhet të respektohet gjeneratë pas gjenerate… Si Ministeri e Shëndetësisë, ne planet tona për përkujdesje shëndetësore është vaksinimi kundër gripit, i qytetarëve të Kosovës, së pari do të fillojmë shumë shpejt, pikërisht nga shtëpia e të moshuarve, do ta bëjmë vaksinimin e të gjithë juve, dhe qytetarëve të tjerë”, ka thënë Zemaj.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë, Naser Ramadani ka thënë do të fillojë ri-testimi për të moshuar dhe nuk do të mbetët asnjë i moshuar i pa vaksinuar.
“Ju jeni kategori e veçante për neve, me një përkushtim të veçanta duke pasur shëndet me të ndjeshëm, dhe ne jemi të vetëdijshëm për këtë, sepse do ta bëjmë të pamundurën që prapë të mbeteni nën mbikëqyrje të përhershme. Qysh prej nesër, ne do të rifillojmë edhe njëherë ri testimin, të shohim gjendjen se ku jemi tash, pas disa muajve që iu kemi testuar dhe iu kemi mbikëqyrë, do të vazhdojmë më këtë”, ka thënë Ramadani.
Edhe Ramadani ka thënë se posa të vijnë vaksinat kundër gripit, se pari do të jepen për të moshuarit, sepse duke marrë parasysh shëndetin e ndjeshëm do t’i mbrojë nga gripi sezonal.
Putin paralajmëron se Rusia do të vazhdojë të testojë raketë...
Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut shënojnë Ditën e Alfabetit
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...