Vaksinim masiv në Shtime, nuk ka termine të lira

13:43 | 26 Gusht 2021
Arbresh.info

Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Vezir Bajrami” në Shtime, po vazhdon procesi i vaksinimit, e që numri i të vaksionuarve po del të jetë masiv, shkruan arbresh.info.

Në platformen online E-Kosova, ku ndahet termini për vaksina, Ministria e Shëndetësisë njofton se nuk ka termine të lira në qendrat e vaksinimit në komunën e Shtimes.

‘ Për momentin, Ministria e Shëndetësisë nuk ka termine të lira nëpër qendrat e vaksinimit në vendbanimin tuaj. Ju lutem provoni më vonë ‘, thuhet në njoftim.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 747.898 doza të vaksinës./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme