Vaksina anti COVID-19 tashmë është zbuluar, mirëpo se kur do të arrijë në Kosovë ende nuk dihet.
E, vende të ndryshme të botës kanë blerë ose porositur doza vaksinash anti-Covid19, që vlerësohen si shpresë për t’i dhënë fund pandemisë.
Por, vaksinën anti-COVID19, parashihet që ta marrin të gjithë personat, pavarësisht nëse e kanë kaluar apo jo virusin, kështu thonë për arbresh.info infektologët kosovarë.
Infektologu Salih Ahmeti thotë se, vaksinën e COVID-19 duhet ta marrin edhe personat që e kanë kaluar virusin COVID-19.
“Duhet me marr vaksinën edhe këta që e kanë kaluar për vet fakti se kjo len imunitet të shkurt deri më tash. Sa di unë deri më tani definitivisht ato kriteret se kush duhet më marr nuk janë definuar por me marr për faktin se len imunitet të shkurt duhet me marr edhe personat që e kanë kaluar Covid-19”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa edhe infektologu Ilir Tolaj, vlerëson se në radhë të parë për vaksinim duhet të jenë personat që nuk kanë qenë të sëmur nga COVID-19.
Por, thotë se duhet ta marrin edhe personat që e kanë kaluar virusin pasi që do të shërbej si përforcues i imunitetit.
“Ende nuk ka ndonjë qëndrim të autoriteteve mjekësore për këtë kategori të personave. Me siguri që në radhë të parë do të jenë ata që nuk e kanë kaluar infeksionin apo nuk kanë qenë të sëmur nga COVID-19. Në parim, dhënia e vaksinës edhe personave qe e kanë kaluar infeksionin ose sëmundjen është e mundur edhe për vaksinën anti-COVID19 është edhe e dëshiruar sepse do të shërbejë si një përforcues i imunitetit të krijuar më parë përmes infeksionit me virusin”, tha Tolaj.
Ndryshe, Mbretëria e Bashkuar është bërë shteti i parë perëndimor që autorizon një vaksinë Covid-19, një moment historik në pandeminë e koronavirusit që hap rrugën për dozat e para që do të shpërndahen në të gjithë vendin.
Gjithashtu, Zvicra (8.5 milionë banorë) pret që të fillojë vaksinimin kundër koronavirusit në fillim të janarit.
Ndryshe, deri më tani numri total i rasteve pozitive është 43.324 raste nga 154.084 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.120 raste të vdekjes.
Kosova ka nënshkruar, të hënën, aplikimin zyrtar për sigurimin e vaksinës kundër COVID-19 në aleancën globale GAVI-COVAX, derisa aplikimin për asistencë teknike lidhur me këto vaksina, është bërë ditë më parë, përmes Ekipit të ekspertëve, të themeluar me qëllim të sigurimit të kësaj vaksine./A.Zeka./arbresh.info/
Hamzën në Hannover dhe Köln: Kosova është shtëpia jonë e për...
Vazhdojnë paraqitjet e mira të Zhegrovës – shpallet lojtari ...
Osmani: Kosova dhe Kanadaja do ta fillojnë Programin e Bashk...
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për K...
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...